Maradona është Maradona, historia e tij në futboll mbetet unike por jo komentet që ai bën, shpesh ndryshojnë nga dita në ditë. Simboli i futbollit argjentinas rikthehet të flasë për zgjedhjen që Messi kishte bërë në lidhje me largimin e tij nga përfaqësuesja: “Nuk e di nëse është një skenar për të harruar dështimet në tre finale radhazi. Një fëmijë i cili thotë se ka hequr dorë më pas bën një hap prapa në vetëm pak javë, kjo tregon se nuk i ka vidat në vend”.

Kjo deklaratë e Maradonas dhënë për “Radio La Red” vjen vetëm pasi ai dështojë sërish në parashikim. “Unë mendoj se Messi do ti thotë jo një ftesë të Bauza-s”, ishte shprehur Maradona para disa javës, ja që “djaloshi i artë” gaboi sërish, Messi i ka thënë po rikthimit në përfaqësuesen argjentinase.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb