Historia e “dashurisë” ndërmjet Lionel Messi-t dhe Diego Armando Maradona-s ka qenë gjithnjë gri. Si rrallë herë në vitet e fundit Leo Messi nuk është favorit për të fituar “Topin e Artë”. Ndërmjet yllit të Barcelonës dhe Cristiano Ronaldos është një konkurrent unik, Manuel Neuer. Portjeri i Bayern Munich ka fituar shumë kredi pas suksesit në Kupën e Botës, aq sa ka bërë për vete edhe Maradona-n. Në një intervistë për “Radio Habana Cuba” Diego ka dhënë mendimin e tij për fituesin e “Topit të Artë”: “Manuel Neuer e meriton më shumë në krahasim me Messi-n dhe Ronaldo-n”.

 

Maradona nuk është i vetmi që mendon se Neuer meriton çmimin më të rëndësishëm individual. Në një koment të shkurtër është ndalur edhe Arjen Robben: “Unë nuk e di se cilat janë gjasat e Neuer-it për të fituar “Topin e Artë”, por unë mund të them se ai e meriton ta fitojë atë. Ai kishte një vit të shkëlqyer. Lëvizjet e tij, fuqia e tij tregojnë më shumë për të. Sulmuesit frikësohen kur dalin përballë Neuer-it” u shpreh Robben.

(d.b/e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb