Në fund është Juventusi që do paguaj aksidentin e Vidal. Mesfushori kilen do ishte i sakrifikuari i madh, njeriu i cili do sillte para për të realizuar më pas një goditje në merkato. Pas aksidentit të ndodhur pak ditë më parë, i radhës nga Vidal, vlera e tij ka rënë ndjeshëm në merkato. Pak kohë më parë Real Madrid dhe Arsenal ishin vënë në garë për të siguruar shërbimet e Vidal, ndërsa sot këto dy skuadra janë tërhequr, shkak jeta e tij e shfrenuar.
I rëndë ka qenë padyshim artikulli i të përditshmes spanjolle “Marca” në lidhje me Vidal: “Vlerat e tij si futbollist nuk mund të eklipsojnë jetën e tij jo të shëndetshme për një atlet elitar. Real Madrid, vijon më tej “Marca”, u tërhoq nga ideja për të transferuar Vidal për shkak të jetës së tij private”. Tashmë për Juventusin do jetë e vështirë të gjejë paratë e nevojshme për të trasferuar në Torino lojtarë si Cavani apo Witsel.

(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb