KINE – Italiani Marcello Lippi, trajneri i ri i ekipit kombëtar të Kinës, do të marrë 4,5 milione euro ne vit, bënë të ditur të dielën mediat shtetërore kineze.

Trajneri 68-vjecar, kampion i botës me Italinë në 2006, nënshkroi të shtunën një kontratë me Federatën Kineze (CFA) me objektivin e vështirë për t’u kualifikuar në Kupen e botes ne 2018.

Paga vjetore e Lippi “do te jete 4,5 milione euro”, beri te ditur televizioni shteteror CCTV.

Tekniku do të përpiqet që ta kualifikojë Kinën për në Botërorin -2018. Seleksioni, në vendin e 84-ërt në klasifikimin e FIFA-s, nuk ka veçse një pikë në katër ndeshje kualifikuese në zonën e Azisë dhe është i fundit në grupin e tij, kur ka për të luajtur edhe gjashtë ndeshje. Vetëm dy ekipet e para kualifikohen direkt.

Sipas një sondazhi të portalit kinez të informacionit Sina, 75% e te anketuarve thonë se Lippi “nuk mund ta kualifikojë vendin”, ndërsa 87% se janë të kënaqur për caktimin e italianit.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb