Javën e kaluar djali i Marcelo-s, Enzo, pushtoi rrjetin si shkak i një video të xhiruar me futbollistët e Realit ku ai dallohej teksa bënte pasime me kokë dhe në fund shënonte ‘kosh’.

Ajo video dëshmonte më së miri se Enzo nuk i kishte lënë gjë mangët të atit, por nëse do t’ia dalë të bëhet një futbollist aq i madh këtë do ta vërtetojë koha.

Ndërkohë, Marcelo duket se është ‘mërzitur’ për famën që djali i tij mori dhe ka dashur ta sfidojë atë. Ai ka zgjedhur po të njëjtën lojë, por bashkpuntorë ka patur shokët e djalit të tij.

Çfarë gëzimi në ekipin e të rinjve të Realit, kur Marcelo e dërgon topin në kosh, por gjatë rrugës ka bërë ndonjë hile, duke bërë dhe ndonjë pasim me këmbë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: