Mariah Carey, po kalon disa ditë pushime ne Bahamas, në shoqërinë e fëmijëve dhe të fejuarit Bryan Tanaka. Këngëtarja e famshme gjithashtu ka kaluar një ditë të tërë në ujërat e mbushur me peshkaqenë, duke e dokumentuar me foto dhe video.

Ylli i pop-it ka publikuar në rrjetin social Instagram foto ku tregon dekoltenë e saj shpërthyese dhe në një video shfaqet teksa noton me vajzën e vogël Monroe në mes të krijesave detare.

Për të qetësuar fansat e saj ajo shkruan:’Një ditë me peshkaqenët… por mos u shqetësoni janë shumë të dashur’.

47 vjeçarja ka dy fëmijë Moroccan dhe Monroe me ish bashkëshortin Nick Cannon.

Së fundmi mesa duket ajo është kthyer në krahët e Bryan Tanaka, toy boy që e kishte akuzuar disa kohë më parë se më shumë i interesonte portofoli i këngëtares sesa vetë ajo.
(da.xha/BalkanWeb)

Swimming with sharks. Perfectly normal. ???

A post shared by Mariah Carey (@mariahcarey) on

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: