Që përpara se çifti Getoar Selimi-Marina Vjollca të kurorëzonin dashurinë në martesë, kishte thashetheme të shumta për një shtatzëni të moderatores bukuroshe. Fotot e saj gjatë pushimeve të çiftit në Itali ku ajo shihej duke mbuluar me dorë barkun nxitën spekulime të shumta se ajo mund të ishte në pritje të ëmbël.

Por Marina Vjollca u vuri kapak thashethemeve mbrëmjen e së shtunës në emisionin ‘Xing me Ermalin’.

E pyetur nga moderatori Ermal Mamaqi se kur panifikonin ajo dhe Geti të bënin fëmijën e parë, Vjollca u përgjigj: ‘Nuk e kemi menduar, është vullnet i Zotit!’

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb