Mario Balotelli ka qenë protagonist absolut këtë fundjavë për skuadrën e tij të Nice pasi shënoi golin e vetëm të takimit duke i dhënë fitoren në trasfertë 0-1 kundër Rennes.

Sulmuesi italian në minutën e 79-të pas një asisti perfekt goditi shumë fort në një kënd të prirët duke realizuar një gol mjaft brilant. Rrjetë me vlerë tre pikët që festohet edhe nga “super mario” që rrallëherë zgjedh t’i gëzohet golave të tij.

Pas javës së 6-të në kampionat Nice renditet e 8-ta me 9-të pikë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb