TIRANE – Mariza Ikonomi ishte e ftuar këtë pasdite në “Pop Culture, ku ndau me publikun projektet e reja në muzikë, pjesëmarrjen në festivalin e fundvitit. Gjithashtu ajo foli edhe për dashurinë e saj të madhe, që është kitara.

Këngëtarja shqiptare deklaroi se kitara është ajo që i kupton telat që nuk i kuptojnë meshkujt.“Kitarja është e dashura ime. Telat që një mashkull nuk t’i kupton, i kupton kitara”, tha këngëtarja e famshme.

Me këtë rast, nga studio e programit, zgjodhi të këndojë me kitarë një prej hiteve të saj më të dashura “Piano e vjetër”, edhe pse gjithmonë e ka kënduar në piano.

Pasi Kelvi nisi ta ngacmonte për këngën me të cilën të gjithë janë të dashuruar, suksesi i saj, siç rrëfeu Mariza, paskësh qenë real: “Në kohën e “Pianos së vjetër” kam qenë e lidhur”, – zbuloi ajo si për ta justifikuar suksesin e këngës.

Gjithsesi, ur u vu me “shpatulla pas muri”, Mariza pranoi se do të martohej me Isli Islamin. Sapo u shfaq në ekran fotoja e Islit, Mariza tha: “Ah, me Islin do të martohesha.” Por Kelvi e kuptoi shpejt “propozimin” e hapur të Marizës: “Me siguri e ke shok dhe prandaj e thua pa problem”, – i ktheu aty për aty ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb