Historiana e njohur Elena Levanti ka marrë urdhër mbrojtje nga Gjykata pas kërcënimeve që ka pasur nga ish-vjehrra Afërdita Levanti.

Sipas burimeve të “BalkanWeb”, pasditen e djeshme vjehrra ka shkuar në shtëpinë e Elenës dhe ka tentuar t’i marrë forcë nipin, duke e akuzuar se po e ndan të birin nga i ati dhe po e ushqen me urrejtje për të.

Pas kërcënimit, Elena menjëherë ka bërë kallzim në komisariatin 6.

Si ndodhi ngjarja

Në seancën me dyer të mbyllura, prokuroria rindërtoi skemën e krimit të rëndë, sipas së cilës Marjan Levanti ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortes Elena Levanti dhe pasi është takuar me djalin 7-vjeçar, është fshehur poshtë një krevati në një prej dhomave të katit të dytë, me qëllim që të takonte ish-gruan dhe t’i kërkonte që të bashkoheshin sërish.

Në momentin kur Elena Levanti (Kocaqi) ka hyrë në shtëpi dhe ka parë dikë të fshehur poshtë krevatit ka bërtitur me të madhe duke kërkuar ndihmë pasi është trembur.

Duke qenë se në katin e parë të vilës katër katëshe, banonin prindërit e gruas, ata kanë dalë dhe janë përballur me ish-dhëndrin.

Pasi iu ka kërkuar të ndërmjetësonin për t’i ribashkuar me Elenën dhe duke mos marrë miratimin e tyre, Marjan Levanti ka rrëmbyer një thikë, duke plagosur fillimisht ish-vjehrrin Ferit Kocaqi, ish-vjehrrën Qanie Kocaqi dhe ish-kunatin Altin Kocaqi.

Pas ngjarjes, Marjani u largua dhe u kap nga policia i fshehur në katin e sipërm të një pallati që po ndërtohej.

Marjan Levanti, në seancë hodhi akuza të rënda ndaj familjes së ish-gruas, për mënyrën sesi sillen dhe trajtojnë fëmijët e tij, çështje që po hetohet gjithashtu nga prokuroria.

Ndërkohë për shkak se ka tentuar disa herë të vetëvritet, së fundmi, edhe ne qelitë e izolimit, Marjan Levanti do t’i nënshtrohet ekzaminimit psikik.

 (e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb