Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

“Fjalët e fundit” të Mark Frrokut para vendimit të Gjykatës: Nuk kam lidhje me vrasjen e Aleksandër Kurtit

mark frrok

NGA KLODIANA LALA

TIRANE– “Po mbahem padrejtësisht në burg prej dy vitesh, për vrasjen e një personi, që s’e kam njohur kurrë në jetën time. Unë as sot që po flas përpara jush, nuk e di kush është ky njeri, as një foto të tij skam parë… Unë nuk e kam kryer këtë krim. Ndaj kërkoj nga ju drejtësi, asgjë më shumë. Kam besim se do më jepni të drejtën time”.

Kështu e nisi rrëfimin e tij ish-deputeti kristian-demokrat Mark Frroku, të cilit iu dha fjala nga Gjykata e Tiranës, për të thënë pretendimet e tij të fundit, përpara se të shpallet vendimi.

Sikurse edhe më herët, Frroku mohoi të ketë lidhje me vrasjen e Aleksandër Kurtit në Belgjikë në vitin 1999. Ai hodhi poshtë edhe akuzat e tjera që Prokuroria ka ngritur mbi supet e tij.

“Krahas vrasjes, Prokuroria më akuzon edhe pastrim parash e fshehje pasurie. Po ju garantoj se çdo qindarkë të pasurisë time e kam vënë më mund e djersë. Unë e familjarët e mi, kemi punuar nga 16 orë në ditë. E vetmja shkelje që kam bërë mund të jetë ndonjë pasaktësi e vogël në plotësimin e formularëve. Por jam po unë që kam paguar miliarda taksa këtij shteti”, tha Frroku.

Përpara se t’i falënderonte për durimin me të cilin e dëgjuan, Mark Frroku bëri apelin e fundit për treshen gjykuese.

“Të gjithë duan të dalin nga burgu. Por unë s’kam kryer asnjë krim. Po kërkoj nga ju të vini drejtësinë në vend, të më jepni mundësinë të shkoj pranë fëmijëve, gruas dhe prindërve të mi”.

Më herët gjatë një seance maratonë, dy avokatët Vladimir Meci e Tonin Prendi paraqitën provat e faktet mbi bazën e të cilave kërkuan çlirimin e ish-deputetit nga akuzat.

Gjykata e Tiranës pritet të shpallë mesditën e së premtes verdiktin për Mark Frrokun, për të cilin Prokuroria ka kërkuar dënimin me 25 vite burgim.

(BalkanWeb)


Komente ( 1 )

  • Gjaku i te pa fajshmit gjaku i Artan Lames i zuri keta…
    Te shkretet ata qe kujtojne se i ikin denimit te Zotit!
    Nuk kane ku futen… Bota esht e malle por per ta zvoglohet dhe behet nje biruce…
    E kush mundet te munde Zotin?
    E kush mundet ti ile Drejtesise Hyjnore.
    Ta merr hakin diten kur mendon se je me mire e me!

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .