Shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Fakultetin e Filologjisë, Mark Marku i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, përgëzoi kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha për protestën dhe tezat e ngritura prej tij për atë që ku i fundit e quan “Republika e Re”.

Marku tha se nuk shihte asnjë arsye që Basha të tërhiqej nga rruga që ka nisur dhe theksoi se nëse PD vazhdon në këtë mënyrë, atëherë do të jetë një parti tjetri pasi ka tejkaluar vetveten, dhe po bëhet një parti që shkon drejt shoqërisë.

Gjithashtu Mark Marku tha se vetmja mënyrë që Rama të tregojë që e do Shqipërinë e Vetting-un është të japë dorëheqjen e të pranojë kushtet e PD.

“Nuk është thjeshtë vetëm një frymë protestuese, por ka shumë njerëz që janë solidarizuar. Fryma e protestës duhet të jetë e vazhdueshme. Protesta mendoj ndahet në disa miningjarje, janë hedhur disa teza aty, teza e “Republikës së Re”. Të gjithë qytetarët shqiptarë thonë se sistemi politik në Shqipëri ka ezauruar vetveten. Kryetari i opozitës ka hedhur disa teza të reja. Republika e Re nuk bëhet përnjëherë, do kohë. Por më duket ide themelore për të kaluar stanjacionin e politikës së përditshme shqiptare,” tha Marku.

Basha ka ulur tonet?
Marku: Nuk shoh tërheqje nga ana e Bashës, se nuk ka as pse të tërhiqet. Nuk shoh asnjë luhatje në këtë pikë nga Basha. Që kur ka marrë këtë vendim, jam i bindur që e ka menduar që nuk është e lehtë. Presioni do rritet dhe nuk ka vend për tërheqje. Do  tërhiqej vetëm nëse kishte garanci që zgjedhjet nuk do manipulohen. Në çadër ishte atmosferë komplet qytetare, me studentë dhe njerëz paqësorë. Kishte një lloj komunikimi si forum ku diskutohet për një çështje të caktuar. Në koncept partia po shkon drejt shoqërisë. PD ka tejkaluar vetveten, nëse vazhdon kështu do jetë një parti tjetër.

Parlamenti pa opozitën
Marku: Një parlament pa opozitën nuk mund të konsiderohet normal. Jeta politike karakterizohet nga dialogu. Një parlament është më mirë të jetë në këtë gjendje që është, se sa të funksiojnojë si parlament fiktiv që nuk funksion si duhet. Opozita bën mirë që nuk shkon atje. Meqë mazhoranca thotë se e ka përzemër Vettingun, meqë thonë që e duan Shqipërinë, le të japë dorëheqjen Rama”.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: