Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Mark Marku: PD nxorri Shqipërinë nga stanjacioni, ‘Republika e Re’ ka dhënë efekte pozitive

mark marku

Shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Fakultetin e Histori-Filologjisë, Mark Marku i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve të News24 tha se rezultatet fillestare të protestës së opozitës dhe idesë së Republikës së Re janë shumë të mira.

Sipas tij, Partia Demokratike përveç se ka transformuar vetveten, ka nxjerrë edhe shoqërinë shqiptare nga stanjacioni.

“ Partia ka shkuar tek shoqëria. Ky është si një lloj laboratori politik i opozitës. Është interesante nëse ndodh në të gjithë Shqipërinë. Nëse realizohet do jetë e suksesshme. Një Republikë e Re nënkupton edhe transformimin e Partisë Demokratike në vetvete. Deri tani më duket se ka ecur mirë. Rezultatet  fillestare janë shumë të mira. E ka nxjerrë situatën nga stanjacioni. Basha po shfaqet si një promovues i një rendi të ri, dhe force politike të re, ka futur në diskutim sistemin politik shqiptar. I ka dhënë rezultatet e para, ka dinamizuar shoqërinë shqiptare. Por është një lëvizje që duhet mbajtur nën vëzhgim, duhet kritikuar kur duhet. Por shoqëria shqiptare ka dalë nga një gjendje stanjacioni shumë të rrezikshëm,” tha Marku.

I pyetur nëse i dukej radikal vendimi i partive opozitare për të mos u futur në zgjedhje, analisti Mark Marku u shpreh se një vendim i tillë është marrë pasi edhe vetë situata aktuale është radikale, dhe sipas tij i bëhet parapritë një konflikti post-zgjedhor.

“Është deklaruar që në fillim por me terma politike. Është veprim disi radikal që të mos hysh në zgjedhje. Ndoshta dhe situata është radikale. Mendoj që është një masë që parandalon konflikte të tjera radikale. Të shkohej në zgjedhje në një infrastrukturë kriminale ku zgjedhjet do ishin të manipuluara. I bëhet parapritë një konflikti post-zgjedhor. E shpëton Shqipërinë nga një konflikt i ardhshëm,” tha ai.

(e.f/ BalkanWeb)


Komente ( 10 )

  • Republiken e Re do ta beje nje mashtrues, hajdut dhe nje vrases i vjeter? Cjan keto filozofira more filozof!? Me mire mbajme kete hajdutin qe kemi se te pakten ne disa raste ka burreri se ky Lul Republikani i Ri nje gje pozitive nuk ka. Ky eshte edhe komunist se eshte nipi i enverit e vllai i ermal drogaxhiut

  • Rrepublika e Re, asht vetem nji pretekst thjesht me ndryshu rifresku ket parti, por Jo me dhan e marr vendime te ktij rangu. Ka beth asnji parti me arrit me prétendu per noj rrepublik te re, termi i tille rendon keq ne ket aspekt ! Lavazhi i nji partie nga te metat e saj, nuk kajn lidhje me Rrepublika te Reja apo t vjetra, por vetem me punt e tyne te mrenshme qe i kan deviju vet ato…. Faktikisht ktu Po shfaqin nji lufte bandash e jo à te te nji politike te mirfillt e serioze, te kishin qen aq serioze qe 26 vjet, sot ky vend do te ishte rendit m’as kroacise ne bashkimin evropian. Asht me t ardh keq, por ne shqipni nuk ka njerez te duhun per me kap ket situat n dore, per arsye se jan tan te njollosun me pisllek e korrupsion. Nuk ka vullnet te mire n ket vend, per mi dhan ranci e rrespekt si duhet…. Demokraci nuk asht kja pervec se ma keq se kurvni. Ne at kuvend nuk ka burra qe kuvenojn, por nrikulla e zagaruca qe vetem hajn mut me goje. Habitem edhe me ket t kanshmin e te perkdhelunin e mafias shoku Ismail Kadare, qe nuk reagon sa do pak por vetem permbledh njata fakte e shtyp ashti librash e i shet neper evrop, ku pa fe turpit shet tan Rrepubliken ton.

  • Republika e re!? Me kujton Shqiperine e re te Komunistave ne 1944! Meqe Marku eshte diku nga Mirdita duhet ta dije mire se çe gjeti Mirditen nga Shqiperia e re Komunste! Marku ma i besushem do te ishte po te fliste per njerez te rrinj ne PD! Ku jane?

  • NUK E DI POR TE KUSHTEZOSH MENDIMIN E MARK MARKUT ME TITUJ,NUK ESHTE GJE E MIRE,SEPSE SHEFI PO THOTE QE PD NA DEL SI FORCE POLITIKE E RE,POR ME PROTAGONISTE TE VJETER,TE PARE E PROVUAR ME PARE,FILOLOGJIA SHKON NE FERRAT PROFESOR,DO TE ISHTE E PRANUSHME NE QOFTE SE BASHA MERR PERGJEGJESINE PER C’FARE KA BERE DHE NUK KA BERE,QE NGA HYRJA NE POLITIKE,DHE DISTANCIMI I MENJEHERSHEM NGA PERSONAZHET E SE KALUARES, DHE DUKE TREGUAR NJE PROGRAM REFORMIMI TE PD-SE, ATEHERE ZOTI MARK MUNDET REP. E RE.

  • PD i shiti deten grekut te qelbur imagjinoje tani kush eshte lul basha me sali berishen.

  • Po e mori edhe njehere PD. eshte lajm katastrofe per shqiperine edhe shqiptaret..por per krimin edhe per kriminelet eshte lajm shume i mire

  • Ky sahanlepires nuk mori mundimin ta denonte nje here regjimin dhe hajduterin e saliut dhe te ketij derdimeni qe ka kryetar !

  • vk

    Mjeran doni te na e shisni Lulashin si lider te ri se jemi qorra ne, ktu e kishim 6 neper ministrira te gjitha i beri Vrasje te Pafajshmish, Vjedhje gjigande, shitje e Territoreve Shqiptare te greku.dhe te gjitha ktyre poshtersive ne dem te shqiptareve i ka ikur gjykateve te Saliut me procedur ose e ka majt saliu ne krahe. Per mos te thene ne Bashkine e Tiranes Paaftesi Totale,njeri prej Qulli.

  • Ky nuk eshte mire e futi te kriza fajdeve dhe lufte civile97 heqje embargo sebise grusht shteti 98 GERDECI VRASJA 4 DEMOSTRUSVE BULEVARD MES DITES KOT CADRA ANTI AMERIKANE.



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.