Reperi më i paguar në botë, P Diddy duket se është prekur shumë nga rasti i vogëlushit që reklamonte një prej bluzave të markës ‘H&M’.

Marka e njohur ‘H&M’ u akuzua për racizëm pas një bluze që hodhi në shitje online. Djali i vogël me ngjyrë që reklamonte bluzen jeshile, e cila mbante përshkrimin “Majmuni më i paparë në xhungël.’

Thuhet se P Diddy i ka ofruar një kontratë modelingu 1 milionë dollarëshe. Ashjë nuk është konfirmuar dhe njerëzit e reperit nuk pranojnë që të bëjnë komente për rastin. Reperi ndërkohë ka publikuar një fotografi të vogëlushit me kurorë në kokë dhe me mbishkrim “Mbreti më i paparë i kësaj bote”.

Kompania hoqi reklamën nga website pasi qindra përdorues të rrjeteve sociale e akuzuan për racizëm.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb