Drejtori sportiv i Juventusit, Bepe Marota, iu ka shuar çdo shpresë tifozëve bardhezinj sa u takon rikthimit të dy futbollistëve, Alvaro Morata-s dhe Paul Pogba.

Spanjolli dhe francezi kanë qenë dy ‘benjaminët’ e Juventinëve dhe prej ditësh në merkato përflitej për një rikthim të mundshëm. Lidhur më këto hipoteza Marota është shprehur:

“Personalisht nuk besoj te rikthimet, janë vetëm pritshmëri. Që të dy janë futbollit të mëdhenj dhe djem shumë të mirë, por për të qenë i sinqertë janë vetëm një mirazh për ne. Matteo Darmian? Jo, nuk ka asgjë konkrete për të,” – deklaroi Marota.

Marotta foli edhe për penalltinë e dyshimtë të dhënë në Champions League, që i kushtoi Juves eliminimi nga Real Madrid në gjysmëfinale.

“VAR nuk është një instrument perfekt, por i redukton në maksimum gabime. Duhet të përdoret në Champions League sa më shpejtë të jetë e mundur. Eshtë paradoksale që disa kampionate e përdorin me sukses dhe të tjerë jo,” – deklaroi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb