TIRANE– Gjatë një interviste për ‘Zërin e Amerikës’ kryeministri Edi Rama u pyet për koalicionin e kaluar me LSI, si dhe për premtimet e bëra në këtë mandat duke qeverisur të vetëm. Rama tha se nuk fajëson LSI për ato që nuk janë arritur në mandatin e kaluar, përkundrazi sipas tij LSI ka dhënë kontribut.

“Nuk do të thotë se ne kemi fajësuar subjekte te veçanta, unë e kam vlerësuar koalicionin për atë që ka bërë me reformat. Vota e 28 qershorit tregoi se është hapur një faqe e re dhe ne do e shkruajmë këtë faqe me dinjitet, me shërbime dinjitoze për shqiptarët”- tha Rama.

Rama u pyet edhe për marrëveshjen e 18 majit me Bashën, teksa ky i fundit tha se ajo ‘ka vdekur’. Kryeministri u shpreh se gjithkush ka rrugën e tij, por asnjë rrugë nuk përjashton Shqipërinë.

“Secili gjen qasjen dhe rrugën e vet, por asnjë rrugë nuk përjashton Shqipërinë. Ne në çdo rast do ftojmë palët e tjera për të mirën e vendit. Është koha për t’u bërë bashkë”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: