TIRANË- Ngërç politik në Shqipëri në prag të arritjes së marrëveshjes së detit me Greqinë? Presidenti i Republikës Ilir Meta sqaroi në një konferencë të posaçme për shtyp, se arsyet e nxjerra prej tij për të mos firmosur kërkesën për plotfuqishmëri të kërkuar nga ministri Ditmir Bushati bazohen tërësisht tek vullneti dhe detyra e tij parësore për të mos shkelur Kushtetutën.

Pikërisht vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2010-të për marrëveshjen e detit, siç tha Meta, është vija e kuqe që ai nuk do ta shkelte kurrsesi.

Presidenti tha se të gjitha kërkesat e tij, qoftë për tu njohur me emrat e ekipit të negociatorëve, qoftë edhe informacionet shtesë rreth negociatave, nuk janë gjë tjetër veçse një e drejtë e tij e bazuar në Kushtetutë që të mos bëhet ai shkelësi i Kushtetutës apo një bashkëfajtor qoftë edhe pa dashje.

“Detyrimet e tij janë të përcaktuara sipas Gjykatës Kushtetuese, nuk mund t’i anashkaloj. Një President që shkel Kushtetutën nuk mund të rrijë asnjë sekondë në krye të shtetit. Kjo ka qenë çështja më e debatueshme në 10 vitet e fundit. Presidenti ka për detyrë të bashkëpunojë me transparencë në mënyrë konstruktive për të konkluduar me sukses një marrëveshje që duhet t’i qëndrojë kohës dhe të mos jetë e kontestueshme. Nuk mund të bëhem unë shkelës i Kushtetutës dhe as pjesë e një bashkëfajësie qoftë edhe nëse dikush e lexon ndryshe”,- tha Meta.

Meta shtoi më tej, se është i hapur për zgjidhjen ne të gjitha çështjeve të mbetura pezull me grekët, por para çdo lloj axhende të brendshme apo jo, ai vendos Kushtetutën.

“Për këtë çështje kaq të rëndësishme bashkëpunimi do të jetë vetëm zyrtar për të evituar çdo lloj spekulimi keqkuptimi apo përgjegjësie. Edhe sot e kësaj dite nuk ka asnjë informacion. Unë jam i qetë, i duruar, konstruktiv. E urrej protokollin në kuptimin që jam gati të punoj natë e ditë për çështje që duan bashkëpunim e bashkëpërgjegjësi, por mund të përgjigjem vetëm për sjelljet dhe detyrimet e mia institucionale. Dhe për këto përgjigjem para Kushtetutës, Kuvendit dhe qytetarëve shqiptarë. Vullneti për të rregulluar marrëdhëniet me Greqinë është maksimal, por gjithnjë në respekt të Kushtetutës Presidenti nuk ndikohet nga axhendet e brendshëm dhe as ato ndërkombëtare para Kushtetutës së Shqipërisë”,- sqaroi më tej ai.

Kërkesat e tij mund të shtyjnë në kohë arritjen e një marrëveshje të parashikuar në muajin prill mes Greqisë e Shqipërisë, por edhe përpara këtij fakti, Presidenti nuk u lëkund.

“Më lejoni të shpreh konsideratat më të larta për kryeministrin Cipras, për konstruktivitetin e tij edhe në situatat më të nxehta të retorikave populiste mes dy vendeve. Por pavarësisht kësaj, axhenda e cilitdo nuk mund të më imponojë mua apo cilit do të mos përmbush detyrimet e mia, në mënyrë transparence për një marrëveshje historike që duhet të zgjidhet njëherë e përgjithmonë. Qeveria ka të drejtën e saj të bëjë të gjitha marrëveshjet që janë në të drejtën e saj me Greqinë dhe qeveri të tjera, por në këtë çështje e bëra edhe njëherë të qartë qëndrimin e Presidentit të Republikës. Për këtë çështje kaq të rëndësishme bashkëpunimi do të jetë vetëm zyrtar për të evituar çdo lloj spekulimi keqkuptimi apo përgjegjësie. Edhe sot e kësaj dite nuk ka asnjë informacion. Unë jam i qetë, i durur, konstruktiv. E urrej protokollin në kuptimin që jam gati të punoj natë e ditë për çështje që duan bashkëpunim e bashkëpërgjegjësi, por mund të përgjigjem vetëm për selljet dhe detyrimet e mia institucionale. Dhe për këto përgjigjem para Kushtetutës, Kuvendit dhe qytetarëve shqiptarë. Vullneti për të rregulluar marrëdhëniet me Greqinë është maksimal, por gjithnjë në respekt të Kushtetutës Presideneti nuk ndikohet nga axhendet e brendshëm dhe as ato ndërkombëtare para Kushtetutës së Shqipërisë”,- sqaroi më tej ai.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: