PRISHTINE- Ramush Haradinaj, në rast se zgjidhet kryeministër i vendit, nuk do të ketë të drejtë që të shkarkojë ministrat apo zëvendësministrat që janë emëruar nga Aleanca Kosova e Re (AKR), me të cilën ka nënshkruar marrëveshje sot në mbrëmje.

Në marrëveshjen mes PAN-it dhe AKR-së, mes pikave të dakorduara, theksohet edhe kjo pikë që i jep të drejtë presidentit të AKR-së që t’i emërojë dhe shkarkojë anëtarët e partisë së tij pjesë e Qeverisë.

“Me kërkesë të liderit të AKR-së emërohen dhe shkarkohen të gjithë kuadrot që burojnë nga kjo marrëveshje e që janë përfaqësues të AKR-së sikundër janë ministrat, zëvendësministrat etj”, thuhet në Pikën 5 të marrëveshjes mes AKR-së dhe PAN-it.

Kjo pikë e marrëveshjes thekson faktin se Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, do ketë fuqi mbi të gjithë ministrat që ai i emëron vet që t’i shkarkojë kurdo që dëshiron.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb