Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Marrëveshja PD-PS, Meta: Kjo është qeveria e besimit që propozoi LSI më herët

rama basha arrihet marreveshja 1

TIRANE- Kryetari në detyrë i Kuvendit, Ilir Meta, i zgjedhur President, ka komentuar marrëveshjen Rama-Basha të arritur dy ditë më parë për zgjidhjen e krizës politike në vend. Në emisionin “Zonë e Lirë”, Meta tha se pro disa kërkesave të protestës së opozitës, sa i takon situatës me kanabisin, apo kriminalizimin, ndërsa thotë se nuk mund të thotë të njëjtën gjë për kërkesën për qeveri teknike apo shtyrje të ndjeshme të datës së zgjedhjeve.

Por ai thotë se marrëveshja e arritur tashmë nga Rama dhe Basha është ajo çka ai dhe LSI kanë propozuar më herët, e ashtuquajtura qeveri e besimit.

“Që kur lindi kriza, LSI ka patur një qëndrim të qartë që duhet dialog. Kemi thënë se PD ka të drejtë për çështjen e drogës, për dekriminalizimin, por jo kërkesat e tjera për qeveri teknike, apo mbajtja e zgjedhjeve në një datë të vonë. Ne ishim pro një qeverie besimi. Dhe praktikisht kështu ndodhi. Rama është kryeministër, dhe Basha propozon disa ministra”, u shpreh Meta.

(el.sp/BalkanWeb)


KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .