Një ditë pasi mediat greke raportuan vetë se marrëveshja e detit mes ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe atij grek Nikos Kotzias ishin mbyllur në Rodos, sot thuhet se janë ende në diskutim e sipër.

Media helene “News247.gr” shkruan se përpjektjet e tyre për të mbyllur marrëveshjen vazhdojnë me ritme intensive teksa më pas do të pritet një veprim përfundimtar nga kryeministrat e dy vendeve, Rama e Tsipras.

Por ajo që shihet si pengesë në këtë marrëveshje sipas medias greke, është Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili mund të refuzojë t’i japë autorizimin Ramës.

greq

“Megjithatë presioni ndërkombëtar mund të bëjë Metën të ndryshojë qëndrim,” shkruhet në artikull.

Dje u tha se pritej që Rama e Tsipras të firmosnin paktin gjatë samitit të Bashkimit Europian me 28-29 qershor.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: