MAQEDONI– Metju Nimtz, përfaqësuesi special i Kombeve të Bashkuara për kontestin e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, tha se angazhimi i tij disa dekadësh për zgjidhjen e kësaj çështje ka përfunduar sot me nënshkrimin e marrëveshjes.

Ndërmjetësuesi amerikan u bëri me dije politikanëve vendas që tani u mbetet krerëve të qeverive dhe Ministrave të Jashtëm që të implementojnë marrëveshjen e sapo nënshkruar.

Diplomati Amerikan sot kishte ditëlindjen e 79, ndërsa tha se kishe porositur familjen e tij që të mos i blejnë dhuratë, pasi sipas tij dhuratë më të mirë se nënshkrimi i marrëveshjes për ndërrimin e emrit, nuk mund të ketë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb