TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit. Përmes një postimi në Twitter, Rama përgëzon fqinjët për emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut.

Sipas tij kryeministrit maqedonas Zoran Zaev dhe ai grek Aleksandër Cipras bënë historinë sot me arritjen e marrëveshjes.

“Dy liderë progresivë të vendeve fqinje bënë historinë sot dhe i treguan BE dhe botës se si vizioni dhe vullneti për të kapërcyer të kaluarën mund të gjejnë hapësirë për të ardhmen. Sot Ballkani është një vend më i mirë falë jush”- shkruan ndër të tjera Rama në Twitter.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb