SHKUP-Organizatat jo fitimprurëse “Të rinjtë për Maqedoninë” dhe “Komitët” kanë paralajmëruar protesta për sonte kundër ndryshimit të emrit Kushtetues të Maqedonisë.

Përmes thirrjes “Mjaft ndejtëm në gjumë, nuk do të lejojmë Veri” ata në rrjetin social Facebook po organizohen për protestën e sotme të cilën e kanë paralajmëruar ta mbajnë përpara Kuvendit në orën 20:00.

Duke folur mbi situatën e sigurisë në vend pas publikimit të marrëveshjes për emrin e ri, ministri i Brendshëm Oliver Spasovski ka thënë se nuk ka vend për shqetësim dhe se situata është normale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb