Një grup i madh mbështetësish të Bashkimit Evropian dje mbajtën një marshim në Londër.

Marshuesit kërkuan nga qeveria britanike të shpallë një referendum mbi kushtet përfundimtare të Brexit.
Mesazhi i marshit ishte “Nuk ka mbaruar akoma”, ndërsa marshuesit mbanin flamuj britanikë, irlandezë dhe evropianë.

Pas vendimit të Britanisë për të dalë nga blloku i BE, të shumtë kanë qenë edhe kundërshtarët këtij vendimi. Referendumi historik që nxorri fitues grupin pro daljes nga BE ishte me një diferencë të vogël me grupin që votuan kundër largimit nga BE. Rezultati ishte i ngushtë 51.9 me 48.1

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb