TIRANE- Aktivistja e komunitetit LGBT në Shqipëri, Xheni Karaj ka reaguar në lidhje me shfuqizimin e ndryshimit kushtetues nga reforma në drejtësi për martesat gay. Sipas Karajt, me këtë vendim, komuniteti LGBT ishte dëshmitar se si sakrifikohen të drejtat e njeriut për një ‘ të mirë më të madhe’.

Nga ana tjetër, Karaj theksoi se ‘Mesila Doda me shoke, kjo nuk ishte fitore per ju por turp dhe deshtim si politikane’.

“Ishim dëshmitarë se si sakrifikohen të drejtat e njeriut për një “të mirë më të madhe”. Për aq kohe sa rrugëtimi drejt se mirës më të madhe do drejtohet nga ato palaco që kemi ne kuvend qe nuk kane asnje lidhje dhe ndjeshmëri ndaj së mirës, shoke përvishni mënget se kemi akoma shume pune për ti bërë mirë vete gjerat. Mesila Doda me shokë, kjo nuk ishte fitore për ju por turp dhe dështim si politikane, do ta ndjeni në shpatulla me vone se historia nuk harron. Dhe as ne nuk do harrojme kur te jemi para kutise se votave. Gjithesesi Mesila me shoke, ju premtoj qe do ju bej te kerceni naploni ne dasmen time pas 5 vitesh ;).
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: