BRITANI E MADHE – Martohet Ed Sheeran? Këngëtari i njohur brtitanik dhe Cherry Seaborn po jetojnë një romancë prej disa kohësh, por gjithmonë janë treguar të kujdesshëm për ta mbajtur larg vëmendjes së publikut lidhjen e tyre.

09dd173d6b06802ed91a8175f717fdcf

Megjithëse janë komentuar shpesh në tabloidet ndërkombëtare, të dy janë treguar shumë hermetikë për të ndarë detaje nga jeta private.Por lajmi për një martesë të mundshme të çiftit ka filluar të qarkullojë në medioat rozë.

Këngëtari mendohet të jetë martuar në fshehtësi me partneren e tij. Dyshimet kanë nisur mbrëmjen e së hënës, ndërsa këngëtari, në një koncert në Londër, ka treguar “pa dashje” unazën në gisht.

Kaq ka mjaftuar që lajmi të marrë dhenë. Por lajmi mbetet ende i pakonfirmuar nga çifti.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb