TIRANE – Një dashuri që lindi dhe po shkon drejt kurorëzimit në pak kohë i është shtuar listës së ngjarjeve të bukura që kanë ndodhur kohët e fundit në botën e showbiz-it shqiptar.

Pak kohë pasi u zbulua se Besnik Qaka solisti i NRG Band është në lidhje dashurie, vetë këngëtari postoi një foto me partneren pas së cilës lajmëroi se çifti sapo kishin hedhur edhe një hap më shumë.

ef252fe109cfb2a145d82a6ae86a15a6

Dhe pak javë pas shpalljes së fejesës, në fund të këtij muaji këngëtari dhe partnerja e tij, Lolita Begolli, do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.

Vetëm një javë nga dasma që, me siguri, do të mbledhë emra të njohur të muzikës shqiptare, Lolita ka mbledhur mikeshat e veta për festën e beqarisë.

ccddeb1a0e0fbd2df47544ae3c840914

Ende nuk janë mësuar shumë detaje nga festa tradicionele e beqarisë që është organizuar mbrëmjen e së premtes, por në një foto të publikuar nga Prive, Lolita duket krejtësisht e transformuar.

Nusja ne festën e beqarisë

9680783337a2da0b12d2838ee7380e35

Ndryshe nga fotot e saj të përditshmërisë, mjaft natyrale, në një ditë të veçantë ku janë mbledhur mikeshat e ngushta dhe familjarët, Lolita ka shkëlqyer me një grim profesional, i cili i ka nxjerrë në pah tiparet.

Dasma e 30 shtatorit pritet të mbledhë shumë artistë, të ftuar nga Shqipëria e Kosova. Çifti nuk kanë bërë shumë detaje publike, por e sigurt është që këngëtarë do të ketë me shumicë, kështu që atmosfera do të jetë e jashtëzakonshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb