*Franca 3 dite zie per masakren ne Nice
*Humbin jeten 10 femije
*Te plagosur 150 persona, 50 rende per jeten
*Identifikohet autori i masakrës, 31-vjeçari me orgjinë nga Tunizia, Mohamed Lahouaiej Bouhlel
*Castet me video kur kamioni hyri vrau njerez dhe momenti kur policia ekzekuton autorin

*Hollande: Erdhen per festime, vdiqen nga deshira e nje individi. 50 ne luftë me vdekjen

*Rindertohet skena ne 3D e tragjedisë

FRANCË- Terror në qytetin Nice të Francës gjatë ceremonisë se festes kombëtare te Bastijes. Të paktën 84 persona kanë humbur jetën dhe mbi 150 të tjerë janë plagosur kur një kamion mbushur me eksploziv dhe granata ka hyrë me shpejtësi në turmën e njerëzve. Ndërkohë, 50 prej të plagosurve paraqiten në gjendje të rëndë për jetën. Po kështu mediat franceze shkruajnë se në mesin e të plagosurve janë 30 fëmijë, ndersa numri i femijeve te vdekur raportohet te jete 10.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin ‘Promenade Des Anglais’ në qytetin turistik te Nices, ndërsa njerëzit ishin mbledhur për të festuar 14-korrikun, një festë kombëtare që njihet si dita e Bastijes. Besohet se ne shetitore ishin 30 mije persona.

Sipas mediave ndërkombëtare kamioni ka ecur rreth 300 metra në turmën e njerëzve, ndërsa ka pasur edhe shkëmbim zjarri mes policisë dhe drejtuesit të kamionit.
Video: Ja si nisi sulmi

Nga shkëmbimi i zjarrit është vrarë drejtuesi i mjetit, ndërsa dyshimet më të mëdha janë se bëhet fjalë për një sulm terrorist, pas të cilit fshihet Shteti Islamik (ISIS).

Policia franceze ka identifikuar autorin e sulmit në Paris, shtetasin me origjinë tuniziane Mohamed Lahouaiej Bouhlel. 31-vjeçari ka ecur përgjatë 2 kilometrave me kamionin e tij me shpejtësi 50 km/h duke bërë lëvizje sa majtas-djathtas për të vrarë sa më shumë njerëz. Ai u ekzekutua me pas nga policia. Ky është momenti kur fanatiku i ISIS-it që vret 84 persona, goditet për vdekje nga policët.
Momenti kur vritet autori

Ndërkohë gazeta ‘Le Figaro’ raporton se në kamionin që shtypi për vdekje njerëzit janë gjetur eksploziv armë dhe granata. Fill pas ngjarjes së rëndë presidneti francez Francois Hollande dekalaroi shtyrjen edhe me 3 muaj të gjendjes së jashtëzakonshme në Francë.

Prefektura u ka bërë thirrje qytetarëve që qëndrojnë në banesa, ndërsa policia vijon hetimet.

SKENA NE 3D E TRAGJEDISE NE NICE
Mediat franceze kanë rindërtuar skenën e sulmit në Nicë, që u mori jetën 84 personave dhe plagosi mbi 100 të tjerë. Kështu, sipas videos 3D, kamioni i autorit të sulmit, Mohamed Bouhlel erdhi nga pjesa jugore e qytetit, dhe zbriti në rrugën buzë detit.

Sipas videos 3D, kamioni i autorit të sulmit erdhi nga pjesa jugore e qytetit dhe zbriti në rrugën buzë detit. Ai duke iu afruar vendit ku ndodheshin njerëzit ka shtuar shpejtësinë duke i marrë ata para. Më pas ka dalë në korsinë e dytë dhe ka nisur të qëllojë edhe me armë. Kështu, sipas videos, janë tre policë ata që i kanë dalë përpara dhe e kanë qëlluar me breshëri kabinën e kamionit duke e vrarë franko-tunizianin.

HOLLANDE: ERDHËN PËR FESTIME, VDIQËN PËR TË KËNAQUR NJË INDIVID
Janë 50 të plagosurit që luftojnë me jetën dhe vdekjen. Kështu deklaroi Presidenti francez Francois Hollande nga Nica.
Mes viktimave, shtoi ai, “ka shumë të huaj të ardhur nga kontinente të ndryshme dhe shumë fëmijë, të cilët erdhën për të parë festimet, për të ndarë gëzimin, por u goditën për vdekje vetëm për të kënaqur dëshirat e një personi, apo ndoshta një grupi”.
Më tej Presidenti francez falënderoi të gjithë ata që u solidarizuan, ndërsa vlerësoi punën e palodhur të policisë dhe stafeve të spitalit.

BRENDA BANESËS SË TERRORISTIT TË NISËS
shtepiaeterroristittenices

Hetuesit francezë kanë filluar hetimet në banesën e sulmuesit 31 vjeçar, Mohamed Lahouaiej-Bouhlel, ku po kërkojnë dëshmi që lidhin me sulmin mbi turmë.

Akoma nuk dihen shkaqet e sulmit në Nisë, ku të vrarë mbeten 84 persona.

IDENTIFIKOHET AUTORI I MASAKRËS NË NICE
Autoritetet franceze kanë identifikuar zyrtarisht autorin e sulmit tragjik në Nice të Francës, ku humbën jetën 84 persona.
Ai është franko-tuniziani Mohamed Lahouaiej Bouhlel. Sipas mediave franceze, autori që u vra nga Policia është i moshës 31-vjeçare.
Bouhlel është rezident në Nicë dhe kamionin kishte vetëm pak ditë që e kishte marrë dhe regjistruar tek autoritetet. Bouhlel rezulton se është person me të shkuar kriminale. Ai është akuzuar për disa sulme me armë, por kurrë nuk është gjendur një lidhje mes tij dhe ekstremistëve të ISIS.
Policia franceze ka bastisur ditën e sotme në mëngjes shtëpinë e tij, për të zbuluar për lidhje të mundshme me terroristët apo edhe për bashkëpunëtorë.

Autori i krimit, sipas Daily Mail, është fanatik i Shtetit Islamik. Tuniziani Mohamed Lahouaiej Bouhlel, 31 vjeç dhe lindur në Susa të Tunizisë, banonte prej vitesh në qytetin ku kreu masakrën dhe zotëronte një pasaportë franceze.
Autoritetet thonë se në dosjen e tij ka disa ndalime dhe dënime për krime të rëndomta, vjedhje apo grabitje, krime këto që nuk futen në kategorinë e atyre që mund të tërheqin vëmendjen e shërbimeve të inteligjencës.
Autori është identifikuar falë gjetjes në kamionin e vdekjes të disa mjeteve identifikuese, përfshirë këtu një patentë, një kartë identiteti dhe një kartë bankare.
Pas kësaj, hapi i parë i hetuesve francezë ka qenë banesa e 31-vjeçarit në përpjekje për të zbuluar nëse ai ka patur bashkëpunëtorë apo ka vepruar i vetëm në masakrën që u mori jetën 84 personave.

ohamed Bouhlal i përket një familjeje që banon në Msakin pranë qytetit të Sousse, shkruan BBC. Burime të BBC-së bëjnë të ditur se prindërit e tij janë të divorcuar dhe jetojnë në Francë. Muhamed kohëve të fundit ka vizituar shpesh Tunizinë, ku për herë të fundit kishte qenë para tetë muajve.
Ndërkohë, pas sulmeve është rritur gatishmëria e autoriteteve të sigurisë në pjesën më të madhe të vendeve të Europës.

NË MOMENTIN E SULMIT, NË SHËTITORE KANË QENË 30 MIJË PERSONA

36499D2900000578-3691019-image-a-54_1468537856125
Atentati që ndodhi natën e mbrëmshme nga shoferi i kamionit vrasës u bë kohën kur në Promenade des Anglais (Shëtitoren e anglezëve), gjendshin 30 mijë persona për të kremtuar Festën kombëtare të Francës.
Kjo shëtitore buzë detit është një zonë turistike shumë e lakmuar nga turistët.

Pas sulmit, La Promenade des Anglais mbetet e mbyllur deri në një vendim tjetër të bashkisë.

SULMI NË FRANCË, MË SHUMË SE 50 FËMIJË NË SPITAL
Më shumë se 50 fëmijë janë pranuar në spitalin Lenval në Nicë gjatë natës së mbrëmshme, si pasojë e sulmit, në të cilën humbën jetën 84 persona.

NJË FEMËR VRAU AUTORIN E MASAKRËS SË NICË
Një 31-vjeçar me origjinë tuniziane, ka ecur me kamionin e tij përgjatë bulevardit në Nicë duke marrë përpara turmën e njerëzve që festonin “Ditës e Bastiles”. Për të shkaktuar sa më shumë viktima, sipas dëshmitarëve ai ka ecur sa majtas-djathtas për gati 2 kilometra, me një shpejtësi 50 km/h.
Si pasojë mbetën të vrarë 84 persona, dhe u plagosën 154 të tjerë, mes të cilëve 54 fëmijë.
Por ndërhyrja e policisë, duke qëlluar ndaj tij duke e lënë të vdekur, ka bërë të mundur që bilanci tragjik i viktimave që mos rritej edhe më shumë.
Mësohet se ndaj tij kanë qëlluar dy policë, një prej të cilëve ishte femër.

KRYEMINISTRI VALLS: 3 DITË ZI. TERRORIZMI, KËRCËNIM I RËNDË PËR FRANCËN
Ora 10:51- Kryeministri francez, Manuel Valls deklaroi sot se duke nisur nga e shtuna do të mbahet 3 ditë zi dhe flamujt do të jenë në gjysmë shtizë në ndër të viktimave gjatë sulmit të djeshëm terrorist. Valls pohoi se terrorizmi mbetet një kërcënim i rëndë për Francën. Ndërkohë, kreu i sunitëve myslimanë dha një mesazh të fortë në lidhje me sulmin e përgjakshëm, ndërsa theksoi se: “Të bashkuar kundër terrorizmit”.

MEDIAT: KA ENDE KUFOMA NË TROTUAR
tmerrnice

Ora 9:11- Trupa të pajetë të mbuluar me çarçafë blu, ndodhen ende në trotuarin e bulevardit “Promenade Des Anglais’, në lungomaren e Nicës, tregojnë gazetarët që ndodhen në vendngjarje. Sipas ministrit të Brendshëm, Bernard Cazeneuve – shkruan Le Figaro- rreth 70 ekspertë të kriminalistikës janë duke punuar dhe trupat nuk mund të lëvizen para se të mbarojnë analizat. Rrugët e qendrës së qytetit janë pothuajse të shkreta.

SULMET NË FRANCË, RENZI MERR PJESË NË TAKIMIN E FORCAVE TË INTELIGJENCËS
Ora 9:09- Kryeministri italian, Matteo Renzi ka marrë pjesë mëngjesin e sotëm në mbledhjen e zëvendëssekretarit Marco Minniti me drejtuesit e agjencive të inteligjencës. Lajmi bëhet i ditur nga burime të Kryeministrisë.
nice2
PAPA I TRISHTUAR: DËNOJMË ÇMENDURINË VRASËSE
Ora 08:35- “Kemi ndjekur sonte me shqetësim të madh lajmet e tmerrshme që vinin nga Nica. Shprehim nga ana e Papa Franceskut dhe e jona, gjithë solidaritetin për vuajtjet e viktimave dhe gjithë popullit francez, në këtë ditë që duhet të ishte një ditë feste. Dënojmë në formën më absolute çdo manifestim të çmendurisë vrasëse. Të urrejtjes, të terrorizmit dhe sulmit ndaj paqes”, është shprehur për Radio Vatikanin, zëdhënësi i Selisë së Shenjtë, at Federico Lombardi.

https://www.youtube.com/watch?v=Ohmx_z62gX4

https://www.youtube.com/watch?v=1GSxsYtHwec

MERKEL: JEMI TË TRISHTUAR POR NE DO TA FITOJMË KËTË LUFTË
Kancelaria e Gjermanisë, AngelaMerkel, u shpreh e shokuar nga sulmet në Nice dhe ka premtuar se do t’i qëndrojë pranë shtetit të Francës në luftën kundër terrorizmit.

“Të gjithë nga ne janë bashkuar në samitin e ASEM për të shprehur trishtimin tonë për sulmet në masë në Nice. Jam e bindur se pa marrë parasysh vështirësitë, ne do ta fitojmë këtë luftë” ka thënë ajo.

HOLLANDE E ZGJAT EDHE PËR 3 MUAJ GJENDJEN EMERGJENTE
Presidenti Francois Hollande i është drejtuar kombit francez pak minuta para orës 4 të mëngjesit.
Ai ka konfirmuar se rreth 80 persona janë vrarë në sulmin e rëndë në Nice. Hollande ka thënë se sulmuesi është vrarë në vendin e ngjarjes.

“Franca është e tmerruar me vrasjen e qëllimshme të dhjetëra njerëzve që thjesht po festonin 14 korrikun. Franca është e lënduar, por ju siguroj se do të jetë gjithmonë më e fortë se këta fanatikë”, ka thënë Hollande. Ai pohoi se gjendja emergjente është zgjatur edhe për 3 muaj të tjerë.

PRESIDENTI OBAMA DËNON SULMIN NË NICË

Presidenti amerikan, Barack Obama, dënoi sulmin e së enjtes në Nicë ndërsa i ofroi Francës çdo ndihmë të nevojshme për hetimin e tij.

“Në emër të popullit amerikan, e dënoi më fjalët më të ashpra atë që duket të jetë një sulm i tmerrshëm terrorist në Francë, që vrau dhe plagosi dhjetëra civilë të pafajshëm”, thuhet në deklaratën e presidentit Obama.

“Ne qëndrojmë në solidaritet dhe partneritet me Francën, aleatin tonë më të vjetër, derisa ajo përgjigjet ndaj sulmit dhe rimëkëmbet pas tij. Në ditën e Bastillës, në kujtojmë aftësinë e jashtëzakonshme ripërtëritëse dhe vlerat demokratike që e kanë bërë Francën një frymëzim për tërë botën”, thuhet mes tjerash në deklaratën e presidentit Obama.

(d.d/m.k/d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: