“Për Juventusin ishte një sfidë prove”, kështu u shpreh Alegri pas fitores 0-2 kundër Portos në transfertën e “Uefa Champions League” mbrëmjen e kaluar. Një ndihmë të madhe për fitoren e bardhezinjve dha edhe mbrojtësi brazilian i “dragonjve”, Alex Telles, i cili në minutën e 27-të të takimit la ekipin me një lojtar më pak në fushën e lojës pas ndërhyrjeve të parregullta ndaj kundërshtarëve.

Telles nuk duhej të ishte i vetmi i ndëshkuar, të paktën sipas kësaj foto të postuar nga Héctor Herrera, futbollisti i Portos. Spephan Lichtsteiner nuk i kurseu goditjet e forta në drejtim të meksikanit dhe pavarësisht se ato ishin shumë më brutale se lojtari i pezulluar, arbitri i takimi u mjaftua me një të verdhë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb