VLORE – 30-vjeçari që kreu vrasjen më makabre të viteve të fundit, atë të të miturit në fshatin Palasë, Jorgos Zani, është larguar nga paraburgimi i Vlorës. Kjo ka ardhur pas një kërkese të prokurorisë për një ekspertim nga Komisioni i Posaçëm në Tiranë dhe pas largimit të tij nuk është kthyer më.

Gazetari i “News24” Enrik Mehmeti ka arritur të sigurojë ekspertimin psikologjik të kryer në qytetin e Vlorë,s në të cilin thuhet se Zani ka pasur mungesë të plotë higjiene dhe mbahej i veçuar në “Dhomën e vëzhgimit ” larg të paraburgosurve të tjerë, jo vetëm për faktorin e higjienës, por edhe të frikës së hakmarrjes nga të paraburgosurit.

Gjatë intervistimit ai ka qenë i ftohtë në gjykim dhe e ka pranuar krimin.
“Kisha 2 vjet që doja ta vrisja, ditët e fundit me thoshte “me vrit” dhe unë e vrava të bashkonim mendimet”.

Gjate ditëve të qëndrimit në paraburgim Zanin nuk e ka takuar asnjë i afërm dhe askush nuk është interesuar për të. Të njëjtat burime shtojnë se në asnjë rast nuk ka pasur tentativa vetëvrasje apo sjellje të tilla, si para ngjarjes, por edhe në paraburgim, gjatë gjithë kohës ka qëndruar në heshtje të plotë.

VRASJA
12-vjeçari A.Z. së bashku me prindërit kishte ardhur nga Greqia për pushime në fshatin Palasë. Prindërit e minorenit ishin larguar në vendin fqinj ku jetonin prej disa vitesh, ndërsa djalin e kishin lënë tek shtëpia e gjyshes së tij. Gjatë dy ditëve, minoreni është shoqëruar me kushëririn e tij të dytë, Jorgos Zanin (djali i xhaxhait të Brunilda Zanit, nënës së viktimës). 30-vjeçari që njihej në të gjithë zonën si i çmendur, e ka afruar fëmijën me qëllim për ta masakruar.

Jorgos Zani e ka marrë djalin në banesën e tij dhe ka tentuar që ta vrasë. 12-vjeçari ka mundur të largohet dhe të ikë me vrap nga banesa e tij, por kushëriri i tij kanibal e ka ndjekur nga pas dhe pasi e ka zënë në një rrugicë, i ka prerë kokën duke përdorur një sëpatë dhe një thikë. Më pas vrasësi e ka lënë trupin e fëmijës anës rrugës dhe e ka mbuluar me çarçaf, ndërsa kokën e ka çuar tek banesa e tij.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: