TIRANE– Kreu i partisë LIBRA, Ben Blushi i bën thirrje KQZ-së që të marrë vendim për të rinumëruar votat në të gjithë Tiranën. Pas hapjes së 71 kutive me kërkesë të PDIU-së dhe PS-së, Blushi thotë se nga rinumërimi i tyre rezultoi se LIBRA-s i mungonin 90 vota.

Blushi tha më tej se nëse KQZ nuk vendos të rinumërojë të gjitha kutitë e Tiranës, atëherë ajo është bashkëpunëtore në grabitje.

POSTIMI I PLOTE
MASAKRA MBI LIBRA. 71 KUTI MINUS 90 VOTA
KQZ pranoi se te pakten 76 numerues kane vjedhur vota ne Tirane ne vetem 64 kuti. Tirana ka 1198 kuti dhe kaq duhet te mjaftonte qe gjithe qarku i Tiranes te rinumerohej.Ne 64 kuti qe rinumeroi KQZ mungojne 50 vota per LIBRA , ndersa ne 7 kuti te tjera qe u bene publike mungonin 40 vota. Kjo do te thote se vetem ne 71 kuti ne Tirane, LIBRA i kane vjedhur 90 vota. Mjafton vetem kaq qe KQZ ta rinumeroje gjithe Tiranen. KQZ do ishte bashkepuntore ne grabitje nese nuk vendos te ndryshoje rezultatet duke rihapur te gjitha kutite. Edhe me kaq sa eshte njoftuar del se LIBRA eshte partia me e grabitur ne keto zgjedhje çka eshte per turpin e atyre qe e kane bere.
(tabelë e KQZ)
20245431_553092574814389_2280839142548553950_n

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: