https://www.youtube.com/watch?v=bEZRDanTLuo
https://www.youtube.com/watch?v=QUuYSft1fOw
FRANCE – Disa video të publikuara në internet hedhin dyshime se sulmi në zyrat e gazetës ‘Charlie Hebdo’ mund të jetë i sajuar. Sipas teorive konspirative të ngritura mbi këto pamje, sulmi mund të jetë i sajuar, pasi në video duket kur vrasësi gjuan në kokë një polic në rrugë, por ndërsa sekondat në xhirim kalojnë, atij nuk i del asnjë pikë gjak.

Në një tjetër video shihet se si disa punonjës të ‘Charlie Hebdo’ fshihen në tarracën e godinës dhe në pamje duken disa detaje të dyshimta, si për shembull njeriu që ka veshur xhaketën anti-plumb. Çfarë kërkon një person me anti-plumb në mesin e gazetarëve?

Dyshimi tjetër që provokon po i njëjti xhirim është kur në rrugë janë tre persona, të cilët ecin dhe në pjesën e pasme të xhaketave të tyre ka mbishkrime me shkronja të bardha, që do të thotë se janë policë, dhe për pak sekonda në po të njëjtën sekuencë, policët zhduken dhe shfaqen dy sulmuesit.

Sipas teorive konspirative, dyshimi më i madh në video shihet në minutën 3:59, ku xhirimi shihet se ka ndërhyrje kompjuterike, pra duket tërësisht i montuar.

Personat që e kanë hedhur këto video në rrjetin social ‘Youtube’ shkruajnë: “Në qoftë se je mysliman, ti duhet të jesh shumë i nervozuar tani, sepse unë jam nervozuar dhe unë as nuk jam mysliman, mirëpo ata vazhdimisht i fajësojnë myslimanët… shikoni, njerëzit si unë, ne nuk mendojmë që ju jeni ashtu siç ata ju përshkruajnë se jeni, kjo është e qartë që është rast i montuar…”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: