PARIS – Mediat në Francë vijojnë të publikojë video shokuese të realizuara nga qytetarët, gjatë sulmeve terroriste që tronditën Parisin dhe të gjithë botën, të premten e zezë të 13 nëntorit. Së fundi është publikuar një video që tregon nga afër skenën e tmerrshme pak para se të ndërhynte policia në teatrin “Bataclan”. Në pamje duken trupa të vdekur, të shtrirë në tokë, të cilët janë nxjerrë jashtë nga personat që i mbijetuan sulmit terrorist.
Terroristët arritën të vrisnin rreth 90 persona në sallën ku po zhvillohej koncerti i grupit amerikan “The Eagles of Death Metal”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: