Qepena të ulur, perde të mbyllura që përpiqen të fshehin atë çfarë ka ndodhur. Lokali sot nuk ka muzikë, por vetëm disa burra e gra që po përpiqen të pastrojnë njollat e gjakut të hapërdara në pllakat e bardha që tashmë janë tharë sikur nuk duan të ikin më prej andej.

ergys-gjeoveshaj-1

vrasja ne vlore

Ato janë dëshmia më e fortë e masakrës dhe lemerisë që panë dhjetëra njerëz që kishin shkuar për t’u argëtuar në lokalin me muzikë live në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë e ku mesnata solli krimin e katërfishtë. Pamjet e siguruara nga gazetari Enrik Mehmeti për “BalkanWeb” tregojnë tmerrin e një nate më parë.

vrasja ne vlore 2

Një djalë 33 vjeç u vra, partnerja e tij dhe 2 të tjerë u plagosën, por shumë të tjerë kanë ngelur të shokuar për gjithë jetën. Pastruesit tentojnë me forcë, me fshesë e leckë të zhdukin njollat e gjakut rrëke edhe në ambientin e jashtëm të lokalit.

vrasja ne vlore 4

Vlore, vrasjaaaa

Xhama të thyer, copa në dysheme, një cigare e lënë përgjysmë në tavolinë…plumbave nuk i ka shpëtuar edhe organoja e orkestrës që mbrëmë e la muzikën përgjysmë.

vrasja ne vlore 9

Ergys Gjioveshaj u vra dje, ndërsa të plagosur mbetën Arta Luka, Florjan Hila dhe Arsonel Llanaj, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton në pistën e hakmarrjes për të zbuluar autorët e vrasjes që sipas dëshmitarëve ishin dy dhe zbardhur të plotë ngjarjen.

vrasja ne vlore 6

vrasja ne vlore 10

vrasja ne vlore 11

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: