KORCE– Situata në pyllin e Fazanëve në fushën e Maliqit paraqitet e vështirë, pasi prej vitesh masakrohet nga dora e njeriut, duke e zhveshur sipërfaqen pyjore prej 40 hektarësh, ndërsa shteti qëndron indiferent. Edhe pse është shpallur zonë në mbrojtje, kjo mbrojtje realisht nuk ndodh, dhe prerja e pemëve vijon frikshëm.

Specialistët deklarojnë se kafshët dhe shpendët karakteristike të kësaj zone nuk gjenden më, pasi janë larguar, ndërsa instancat vendore kërkojnë mbrojtjen e këtij monumenti natyror për të shmangur shkatërrimin e plotë.

Pylli i Fazanëve, një pyll i përzier gjysmë natyral, i shpallur monument natyre rreth viteve ’60, ka një sipërfaqe prej 50 hektarë, dhe përmban 8 lloje drurësh mbi 60-vjeçare, por pjesa më e madhe e tyre janë shkatërruar pamëshirshëm nga dora e njeriut.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb