Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka bërë të ditur sot masat e ndërmara për mbarëvajtjen e ndeshjes më të rëndësishme të javës së 20 të Superligës mes Partizanit dhe Kukësit.

Ndryshe se nga ç’farë ishte lajmëruar më parë tifozët nuk do të lejohen të futen ne stadium pa kartën e identitetit.

Kujtojmë që tifozët e Partizanit si shkak e kësaj kërkese të policisë prej 3 ndeshjesh nuk e kanë mbështetur ekipin e tyre në shkallët e stadiumit.

Njoftimi i policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, me qëllim mbarëvajtjen e ndeshjes FK Partizani – FK Kukësi, më datë 19.02.2018 ora 18.00 dhe garantimin e rendit dhe qetësisë publike ka marrë masa tekniko – organizative për zhvillimin e këtij aktiviteti, para, gjatë e deri në përfundim të tij.

Masat do të konsistojnë në bllokimin dhe mos lejimin e parkimit të automjeteve në disa segmente rrugore nga ora 15:30 deri në përfundim të aktivitetit dhe konkretisht:

• Rruga përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”

• Rruga “Gjin Bue Shpata”, nga kryqëzimi me rrugën “Emin Duraku” deri tek kryqëzimi me rrugën “Sulejman Delvina”

• Rruga “Emin Duraku”, nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek rruga përball Stadiumit “Selman Stërmasi”

Me qëllim lëvizjen e lirë të tifozëve, do të ketë kufizim të trafikut nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me Rrugën “Artan Lenja”, përgjatë Rrugës “Muhamet Gjollesha”, Rruga “Sulejman Delvina” deri tek Stadiumi “Selman Stërmasi”.

Do të kontrollohet stadiumi dhe ambjentet e tij.

Në hyrje të stadiumit do të kontrollohen dhe verifikohen identitetet e shtetasve nëpermjet kartës së identitetit si dhe nuk do të lejohet futja e sendeve të forta si:

• Shishet e llojeve të ndryshme
• Monedha apo metale të llojeve të ndryshme
• Lëndë piroteknike apo fishekzjarre.
• Çelësa të ndryshëm
• Persona nën efektin e alkoolit.
Nuk do të lejohen femijët nën moshën 16 vjeç pa prezencën e prindit apo të kujdestarit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, falënderon për mirkuptimin dhe bashkëpunimin, mediat, qytetarët dhe sportdashësit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb