Masazhi është një nga mënyrat më të mira për të larguar stresin dhe në një kopsht zoologjik në Filipine mendojnë se askush nuk e bën më mirë masazhin sesa një piton gjigand. Vizitorët e Cebu City Zoo mund të provojnë masazhin e katër gjarpërinjve të mëdhenj të cilët vendosen në trupin e atyre që bëjnë një donacion për mirëmbajtjen e kopshtit zoologjik.
Menaxheri Giovanni Romarate tha se në fillim njerëzit kanë frikë, por pasi e provojnë masazhin largohen shumë të kënaqur.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: