Një grua nga Nju Jorku është akuzuar për pastrim të monedhës virtuale Bitcoin dhe monedha të tjera dixhitale për të ndihmuar të ashtuquajturin Shteti Islamik.

27-vjeçarja Zoobia Shahnaz akuzohet për mashtrim bankar si dhe bashkëpunim për të kryer pastrim parash dhe po mbahet në paraburgim pa të drejtë lirimi me kusht.

Shahnaz ka lindur në Pakistan dhe ka punuar si teknike laboratori në SHBA. Ajo u arrestua në një aeroport të Nju Jorkut në korrik para se të udhëtonte drejt Sirisë. Materiale të shumta të lidhura me Shtetin Islamik u gjetën në pajisjet e saj elektronike gjatë kontrollit nga ana e autoriteteve.

Prokurorët amerikanë thonë se 27 vjeçarja kishte marrë rreth 85 mijë dollarë kredi mashtruese për të blerë bitcoin online dhe mund të dënohet deri 30 vite burgim. Ndërkohë avokati i saj tha se ajo kishte dërguar para jashtë shtetit për të ndihmuar refugjatët sirianë.

Bitcoin është një monedhë online e cila përdoret nga kriminelët për të pastrim parash por që nuk mund të përdoret për të paguar mallrat dhe shërbimet tradicionale. Vlera e saj është rritur shumë këtë vit.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: