TIRANE- Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se mashtronte qytetarët teksa i premtonte se do ti çonte në konferenca jashtë vendit, në këmbim të lekeve.

Bëhet fjalë për K. Rr., banues në Tiranë. Burime nga policia e kryeqytetit bënë me dije se i riu ishte kryetar i Shoqatës jo fitimprurese “Konferenca e Modelit të Kombeve të Bashkuara për Ballkanin’’.

Të njëjtat burime pohuan se 24-vjeçari dyshohet se ka përdorur këtë skemë mashtrimi me 3 persona, përkatësisht shtetasit E.I., R.Q., si dhe K.M. Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: