SARANDE- Dy sarandjotë do të duhet të përballen me akuzën e mashtrimit, pasi dyshohet se kanë mashtruar një shtetas ukrainas me shitjen e një apartamenti në qytetin bregdetar.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar në policinë e Sarandës ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasit E.Ç e A.S, vjeç 41 e 48 banues në Sarandë, pasi dyshohet se kanë mashtruar për shitjen e një apartamenti në Sarandë, shtetasin ukrainas H.N, vjeç 36, banues në Ukrainë. Neni 143 i Kodit Penal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: