Flokë të butë, të shkëlqyeshëm dhe të shëndetshëm… vaj ulliri dhe të verdhë veze.

E pasur me proteina, me vitamina dhe acide yndyrore, super natyrale, e verdha e vezës i bën flokët të butë, të shkëlqyeshëm dhe shumë të shëndetshëm. Njëkohësisht, ndihmon shumë edhe në rritjen e tyre.

Vitaminat A, D, E ndihmojnë në parandalimin e rënies së flokëve, ndërsa vitamina D ndihmon në rritjen e tyre.

Vaji i ullirit gjithashtu i forcon dhe i zbut flokët, duke e bërë këtë përzierje ideale, sidomos për flokët e thatë apo të dëmtuar.

Përzierja e të gjithave bashkë shërben edhe si një lloj pilingu, i cili ndihmon në pastrimin e skalpit, por edhe ruan ngjyrën.

Receta: Përzini dy të verdha vezësh me dy lugë vaj ulliri, pastaj holloje përzierjen me një gjysmë gote ujë. Të gjithë masën, pasi ta kesh përzier mirë, përhape në të gjithë lëkurën e kokës.

Mbaje për afro 15-20 minuta dhe pastaj laji flokët si zakonisht.

Sa herë ta përdorësh? Është një trajtim shumë i mirë për flokët dhe shumë i shëndetshëm, megjithatë, është e mjaftueshme një herë në dy javë, 1-2 herë çdo muaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: