VLORE– Një karburant në aksin Vlorë-Babicë ka rënë pre e grabitjes. Ngjarja në fjalë ndodhi rreth orës 02:30. Burime policore bënë me dije se kanë qenë tre persona të maskar, të cilët nën kërcënimin e armës kanë vjedhur 12.000 mijë lekë të reja dhe një aparat celular.

Fill pas grabitjes, ata janë larguar, ndërsa policia po punon për kapjen e tyre.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datën 02.09.2017, rreth orës 02:30, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Vlorë – Babicë, është vjedhur një karburant. Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se tre shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në karburant të maskuar dhe me një armë zjarri, ku kanë kërcënuar punonjësin e karburantit, shtetasin M.M., 60 vjeç, duke i marrë (vjedhur) një sasi lekësh prej 12.000 mijë lekë të reja dhe një aparat celular, dhe janë larguar.

Policia menjëherë ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon kontrolli i imtësishëm i zonës ku ka ndodhur ngjarja. Janë sekuestruar pamje filmike në disa pika të ndryshme nga ku mund të kenë lëvizur autorët dhe vazhdon puna intensivisht për identifikimin dhe kapjen e tyre. Frika nga zjarret, brenda 24 orëve 8 vatra.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb