LUSHNJE – Grabitet me armë një pikë e transferimit të parave në qendër të qytetit të Lushnjes. Ngjarja ndodhi rreth orës 14.45 minuta në zonën më të populluar të qytetit nga bizneset.

Sipas informacioneve jozyrtare, dy persona të maskuar dhe të armatosur janë futur në pikë dhe kanë kërcënuar punonjësin, duke i kërkuar valutën që dispononte në arkë, rreth 1000 euro.

Policia ka sekuestruar kamerat e dyqaneve përreth dhe të vetë pikës dhe ka nisur hetimet për kapjen e autorëve.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb