TIRANË- Një grabitje me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “5 maji”, ky dy persona kanë grabitur një supermarket nën kërcënimin e armës.

Sipas të dhënave të para të marra nga policia për BalkanWeb nga gazetarja Dorjana Bezat, 2 persona të veshur me të zeza dhe të maskuar kanë shkuar pranë marketit me një biçikletë.

Ata kanë hyrë me shpejtësi brenda dhe i kanë drejtuar armën arkëtares “Paratë shpejt ose të vramë”, kanë kërcënuar autorët. Pasi kanë marrë një shumë parash, grabitësit janë larguar sërish me biçikletë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka ngritur pika të shumta kontrolli në zonë dhe në rrugë të tjera të Tiranës. Pritet që të sekuestrohen edhe pamjet e kamerave të sigurisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb