TIRANE – Nuk keni përse të harxhoni shuma të mëdha parash në blerjen e kremrave për fytyrën. Fatmirësisht, ju mund t’i përgatisni ato vetë në shtëpi, me produkte natyrale dhe shumë të mira. Më poshtë do të gjeni një maskë për fytyrën që është e lehtë për t’u realizuar dhe shumë efektive në eliminimin e rrudhave shkruan Shëndeti.com
Ju duhen:
2 lugë çaji vazelinë
1 lugë gjelle vaj bajamesh ose vaj ulliri
E verdha e një veze
1 lugë çaji mjaltë
1 avokado e qëruar
Përgatitja:
Ngroheni pak vazelinën derisa të shkrijë.
Shtoni mjaltin dhe përzieni mirë. Më pas shtoni përbërësit e tjerë (veza në fund). Përzieni mirë të gjithë përbërësit derisa të formohet një pastë. Futeni në një kavanoz dhe filloni ta tundni pak.
Si ta përdorni:
Lajeni fytyrën mirë dhe më pas e aplikoni kremin në fytyrë.
Masazhojeni me kujdes për pak minuta.
Lëreni për 30 minuta dhe më pas e hiqni me pak pambuk ose një peshqir të zbutur me ujë mineral.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: