MAT- Një 25-vjeçar nga Mati ka humbur jetën ditën e sotme, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Ngjarja ka ndodhur në Klos, ndërsa mësohet se 25-vjeçari ishte duke salduar disa hekura në momentin kur ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Kjo ka rezultuar fatale për 25-vjeçarin, i cili si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu të Matit, ndërsa është ngritur grupi hetimor dhe po kryhen veprimet e nevojshme.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb