Tashmë është kthyer në trend që shumë këngëtarë të rinj bëjnë bashkëpunime me këngëtarë të muzikës popullore. Bashkëpunimi më i fundit ishte i atij të Brunos me Artiola Toskën në këngën “Mirmëngjes Dashni” kur morën pjesë në “Këngën Magjike”.

Bashkëpunimin i radhës duket se do të vijë nga Mateus Frroku dhe Bujar Qamili. Edhe pse nuk është ende e konfirmuar, gjasat duken të tilla pasi Frroku ka postuar një foto në Instagram me këngëtarin shkodran Bujar Qamili dhe Kledi Bahitin në studion e Three Dots.

Tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim këngën e tyre.

mateus

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb