Masat e ministrit të Brendshëm italian Matteo Salvini nuk kanë të sosur. Pas kërcënimeve ndaj Mafias ai tani ka vendosur të ndërmarrë një tjetër masë shtrënguese për bllokimin e fluksit të emigrantëve klandestinë që mbërrijnë çdo ditë nga Afrika në brigjet italiane.

Salvini ka vendosur mbylljen e porteve dhe për anijet e misioneve ndërkombëtare pas mbylljes së porteve italiane për anijet e orgnizatave humanitare të impenjuar në operacionet e kërkim-shpëtimit të emigrantëve në Mesdhe.

Ai ka informuar se në samitin e ministrave të brendshëm të vendeve të Bashkimit Europian që do  zhvillohet këtë të enjte 12 korrik në Innsbruck, Italia do të kërkojë mbylljen e  porteve dhe për anijet e të gjitha misioneve ndërkombëtare që aktualisht operojnë në Mesdhe.

“Për fat të keq, qeveritë italiane të 5 viteve të fundit kanë firmosur marrëveshje me Bashkimin Europian që lejon që të gjitha anijet e misioneve ndërkombëtare të zbarkojnë  emigrantët në Itali. Por me qeverinë e re kjo lloj muzike ka ndryshuar do vazhdoj të ndryshoj”,  shprehet Salvini.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: