Nga: Rashela Shehu

TIRANE– 37 mijë maturantë kaluan edhe sfidën e matematikës, duke e cilësuar një provim të nivelit mesatar. Po ashtu siç ndodhi me provimin e gjuhës dhe të letërsisë, maturantet kanë mundur të nxjerrin nga shkolla tezen e matematikës, e cila u publikua ne rrjetet sociale pak pas nisjes se provimit. Ishin vetë maturantët që pohuan për News24 se teza që qarkullonte virtualisht ishte ajo me të cilën punuan ne provim.

Edhe pse teza e matematikes qarkulloi neper rrjetet sociale, çka le dyshime që shumë maturantë mund ta kenë pasur në dorë, disa maturantë të pyetur nga News24 u shprehen se ishte i pamundur komunikimi me njëri tjetrin apo jashtë mjediseve të shkollës për shkak të masave të rrepta.
teza 2
Po pas publikimit të tezës se matematikes në rrjetet sociale ka reaguar edhe Ministria e Arsimit, e cila kërkon nga prokuroria nisjen e hetimit te menjëhershëm për të vënë përballë ligjit shkelësit e tij. Ndërkohë që në 20 qershor maturantët i nënshtrohen provimeve me zgjedhje, duke përmbyllur provimet e maturës shtetërore.
reagimi i ministrise
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb