Sapo mbërriti në Gjermani pas ndeshjes me kombëtaren shqiptare, Mavraj u dërgua nga trajneri Titz në ekipin e U-21, për arsye sportive, dukë u lënë jashtë grumbullimit për ndeshjen e fundit të zhvilluar në kampionat. E kur pritej që mbrojtësi shqiptar t’i bashkohej ekipit për ndeshjen e radhës ndaj Shalkës, mesa duket kjo gjë nuk ka për të ndodhur sërish.

Hamburgu vuan në mbrojtje ndaj Shalkes, pasi Jung është i pezulluar ndërsa Drongelen dhe Papadopulos janë në dyshime për shkak dëmtimi. Përgjigja e trajnerit Christian Titz për grumbullimin e Mavrajt dhe problemet në mbrojtje është e qartë: “Do të mundohemi të gjejmë një zgjidhje në qendrën e mbrojtjes me alternativat që kemi këtu në dizpozicion”, duke lënë të nënkuptohet se Mavraj nuk do të jetë i gatshëm as ndaj Shalkes.

Sipas asaj që përflitet në mediat gjermane, mesfushori suedez, Ekdal do të marrë rolin e qendërmbrojtësit ndaj Hamburgut në rast emergjence, edhe pse ky futbollist është i dëmtuar, por Titz nuk ka dyshime, Mërgim Mavrajt nuk mund t’i besohet sërish.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb